fbpx

“Kërkon shuma jo të vogla financiare”. Avokatja e Popullit rrëfen sfidat pas infektimit me COVID

mje.jpg

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka qenë e ftuar në emisionin “Tempora” ku ka rrëfyer se është infektuar me Covid gjatë muajit tetor, dhe e ka kaluar atë me shenja të mesme.

Ballanca ka thënë se kurimi ka kosto të mëdha fianciare, por sërish sipas saj, pavarësisht këtyre kostove në mjekim ka pasiguri.

“Unë e kam kaluar vetë covidin gjatë tetorit dhe e kam kaluar me shenja të mesme. Sfida që pata më bëri më të ndërgjegjshme për qytetarët në nevojë dhe të ardhura të pakta. Kjo është një sëmundje që kërkon shuma jo të vogla financiare dhe sërish ka pasiguri në mjekim.

Imagjinonin sa e vështirë bëhet kjo për ata persona që janë të vështirësi financiare. Duhet të mbajnë përgjegjësi publike personat që kanë dalë dhe kanë thënë se testimet nuk janë qoka, pasi testimin e ka përsëritur edhe OBSH-ja”, u shpreh ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303