Kështu po e shkatërroni baterinë e celularit tuaj pa e kuptuar

bateri.jpg

Truku i parë për të kursyer baterinë e smartfonit tuaj nga një “vdekje” e hershme është të shmangni karikimin e vazhdueshëm të tij në 100%.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi jetëgjatësia e baterisë varet nga ciklet e karikimit.

Është e vërtetë se çdokush ndihet mirë psikologjiisht kur e sheh baterinë 100%, megjithatë me këtë përfundon një cikël karikimi, gjë për të cilën do të paguani kur bateria të vdesë.

Disa prodhues e kanë parashikuar në jetëgjatësinë e baterisë karikimet që janë 100% dhe me karikim e shpeshtë 100% ju nuk bëni gjë tjetër veç se afroni “vdekjen” e baterisë.

Cila është zgjidhja ideale? – Një bateri quhet e karikuar mjaftueshëm edhe kur është 80%, ndërkohë që telefonat e fundit operojnë me karikimin në varësi të sjelljes tuaj gjatë ditës apo natës. Prandaj është e rendësishme që secili të kuptojë faktin se një karikim i shpeshtë 100% nuk bën gjë tjetër veç se afron ditën kur do të duhet të paguani para për të ndërruar baterinë apo celularin.

scroll to top