Ulje drastike temperaturash, ja dita më e ftohtë e javës

Nga dita e sotme, moti në vendin tonë do të pësojë një ulje me disa gradë gjatë javës.

Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrëmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.