Këtë vit do të jepen dy çmime Nobel për letërsi

download-49.jpg

Akademia e Suedisë sivjet do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi, sipas një raporti nga një gazetë suedeze.

Vitin e kaluar ky çmim nuk ishte dhënë për herë të parë që nga viti 1949, pas skandalit për sjellje të keqe seksuale që e preku institucionin.

Pas një takimi me fondacionin të martën, Dagens Nyheter, ka raportuar që sekretari i përhershëm Anders Olsson, e ka konfirmuar që të dyja çmimet për letërsi do të jepen më 2019, në mënyrë që të kompensohet mungesa e dhënies së këtij çmimi për vitin 2018.

Akademia suedeze e ngritur në vitin 1786 për të mbrojtur gjuhën suedeze, zgjedh fituesin e çmimit Nobel vetëm në fushën e letërsisë. Institucione të tjera akademike suedeze përzgjedhin fituesit e çmimeve në fushat shkencore dhe një komitet norvegjez emëron marrësin e çmimit të paqes.

E përballur me kërcënimin se mund të humbasë të drejtën për të zgjedhur fituesin e çmimit më prestigjioz në botë, Akademia bëri disa reforma vitin e kaluar duke përfshirë emërimin e anëtarëve të rinj dhe ngritjen e një komisioni të ri çmimesh./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303