fbpx

Këto janë dy profesionet më të paguara në Shqipëri

Profesionet.jpg

Ndër punët më të paguara në Shqipëri janë ato në një bankë apo në një shoqëri sigurimi. Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve është 111.6 mijë lekë në muaj, 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Për një të punësuar në profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Në vlerë absolute, paga minimale në këtë sektor është 101.8 mijë lekë.

Grup profesioni i tretë më i paguar në vend është informacioni dhe komunikacioni me rreth 78 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga specialistët me arsim të lartë, që marrin mesatarisht rreth 70 mijë lekë në muaj.

Më pak paguhen punonjësit në bujqësi, me 31 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga punonjësit elementarë, po me rreth 31 mijë lekë në muaj, 28,6 % më e ulët sesa mesatarja në nivel kombëtar.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303