TË FUNDIT

Këto produkte pastrojnë mushkëritë nga duhanpirja

Duhanpirja është edhe shkaku kryesor  i çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.

Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkrive.

Grejpfruti

Ky frut i shijshëm është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë  të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.

Komponentë aktivë të grejpfrutit  u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.

Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.

Hudhra

Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqëndrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hurdhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek  duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.

Karrota

E konsideruar si perime e pazevendësueshme në dietat ushqimore , karrotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.

Për të neutralizuar efektet negative të nikotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karrota të konsumohet e pagatuar.

Lëng Aloe vera

 

Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban  agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat