29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

KF Tirana kërkon përjashtimin e gjyqtarit Sokoli

spot_img

Tirana ka reaguar zyrtarisht pas incidenteve që ndodhen në fundin e takimit me Kastriotin ditën e diele ku u kontestua fort gjykimi i arbitrit Olsi Sokoli i cili akordoi një penallti që vulosi fitoren e krutaneve.

Klubi bardheblu akuzon rëndë gjyqtarin Sokoli se ka bërë çdo gjë në mënyrë tendecioze madje ka provokuar me sharje e shprehje raciste sulmin e Tiranës, Ngo.

“Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti – Tirana. Përgjatë 90 minutave të ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur të ndikojë në rezultatin final të ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e më tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare. KF Tirana nuk është nxituar të dalë ne konkluzione, por ka pritur për te ndjekur reagimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave të lojës si dhe analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentët e tij, që në disa momente vendimtare të ndeshjes i kanë kërkuar të marrë vendime të drejta, tërësisht të ndryshme nga çfarë ai ka vendosur. Fjalori me të cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument që bëjnë klubin te kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.”

KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim të paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtarëve të Tiranës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat