Kim Kardashian është një ndër personazhet publikë më të ndjekur në mbarë botën. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është e fiksuar pas paraqitjes së saj dhe ndryshimi ndër vite është më se i dukshëm. Nuk janë të pakta edhe rastet që ajo ka shkaktuar reagime me editimin që bën në fotot e saj.
Por këtë herë, duket se ajo e teproi pak dhe e bëri qafën të dukej më e hollë. Një përdoruese e TikTok, Carolyn Ross tregoi se si Kim Kardashian përdori Photoshop dhe “rregulloi” foton e saj. “Kim është eksperte në Photoshop dhe heq gjithçka që nuk i pëlqen”, thotë Caroline në TikTok.
“Nuk e di, ndoshta kjo e bën qafën e saj të duket më e vogël. Por kjo zonë pikërisht këtu është hequr me Photoshop. Kur e zmadhojmë, shohim se uji pas saj është shtrembëruar, duke përdorur Photoshop-in. Tani do t’ju tregoj se si do të dukej pa aplikacionin Photoshop,”, shpjegon ajo.
“Siç mund ta shihni, reflektimi i ujit në sfond ka filluar të duket shumë më i natyrshëm dhe ne nuk e kemi atë efekt të shtrembëruar.”