Kim Kardashian: “Do të braktis televizionin dhe do të ndjek rrugën e babait”

Kim  Kardashian ka pranuar se do të heqë dorë nga televizioni për t’ia dedikuar tërësisht vëmendjes profesionit të saj të ardhshëm si avokate!

Ylli i serialit të famshëm “Keeping up with the Kardashian’s” kërkon t’i ngjajë babait të saj, i cili dikur ishte një avokat shumë i suksesshëm.

Në episodin e fundit Kim pranoi se po studionte drejtësi, si një mënyrë për të marrë më shumë përgjegjësi tanimë si një mama e tre fëmijëve.

“Është çmenduri. Shpenzoj më shumë kohë duke u marrë me këtë se me çdo gjë tjetër. Eshtë kaq qejf të rrethohesh nga njerëz të cilët janë super të zgjuar dhe të duash të njëjtën gjë”.

Quite a difference: Kim Kardashian has revealed she is willing to give up her highly lucrative media career in order to focus on the rather more challenging task of prison reform

Kim u shpreh se në 10 vitet e ardhshme ka ndërmend të fokusohet tek avokatia dhe do të punojë fort për të drejtat e njerëzve.

Ajo ka zbuluar planet për të nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me një firmë ligjore në San Francisko gjë që do ta detyrojë të heq dorë nga të gjitha angazhimet e saj në televizion.

“Është një angazhim i plotë. Nuk do të kem kohë për ndere, për evente, për miqtë . Praktikisht për asgjë” tha Kim.