Kim Kardashian jep lajmin e keq: “Lamtumirë “The Keeping Up with the Kardashians”

KUWTK-c6cd985.jpg

Familja Kardashian-Jenner njoftoi të martën më 8 shtator, se seriali KUWK do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20)në 2021.

Me anë të një statusi të gjatë dhe me fjalë zemre Kim ka dhënë lajmin e vështirë në Instagram, duke mërzitur shumë fansat.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.

KUWTK nisi transmetimet në 14 tetor 2007, dhe i ktheu anëtarët e familjes Kardashian-Jenner në super yje ndërkombëtarë dhe të mediave me linja veshjesh, kompani kozmetike, aplikacione, faqe në internet dhe drejtoi vëmendjen e tabloideve në çdo lëvizje të tyre.

Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme.

Megjithatë, E!News premton shumë momente më interesante këtë sezon që nis më 17 shtator, teksa fton shikuesit të bëhen gati për sezonin e fundit, përrallor që do të vijë në 2021.

Më poshtë mesazhi i Kim:

Për fansat tanë të mrekullueshëm –

Është e vështirë t’ju bëjmë me dije se ne kemi marrë vendimin si familje për t’i thënë lamtumirë “The Keeping Up with the Kardashians”.

Pas 14 vitesh, 20 sezonesh, qindra episodesh dhe shfaqje të shumta, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohëse që na keni ndjekur përgjatë këtyre viteve – në kohërave të mira, të këqija, në momente lumturie, lotësh, marrëdhëniet tona, si dhe fëmijët.Nuk do t’i harrojmë asnjëherë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë këtij rrugëtimi.

Faleminderit mijëra individëve dhe bizneseve që kanë qenë pjesë e kësaj përvoje dhe, më e rëndësishmja, një falënderim shumë i veçantë për Ryan Seacrest për besimin tek ne, ‘E!’ që ka qenë partneri ynë, dhe ekipi ynë në Bunim / Murray, i cili ka kaluar orë të panumërta duke dokumentuar jetën tonë.

Sezoni ynë i fundit do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm në 2021.

Pa patur  “Keeping Up with The Kardashians”, nuk do të isha këtu ku jam sot. Ju  jam shumë mirënjohëse të gjithëve që na keni shikuar dhe mbështetur, mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit të pabesueshme. Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë.

Me dashuri dhe mirënjohje,

Kim

https://www.instagram.com/p/CE5AwirA4Cx/?utm_source=ig_embed

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303