Kim Kardashian zbulon pse e kopjon modelen Naomi Campbell

“Hera e parë është një aksident. Hera e dytë është rastësi. Hera e tretë është kopjim”, shkruhej në një postim në Twitter që u shpërnda gjithandej.
Kim ka postuar një seri fotografish nga martesa e Chance the Rapper, ku mbante veshur një nga fustanet e Naomi-t, ndërsa shkruante: “Naomi Përgjithmonë”.
Fansat u gëzuan shumë për faktin që Kim më në fund po ia njeh meritat e këtyre veshjeve, supermodeles.