Kina ka njoftuar se do të ndalojë së lëshuari leje udhëtimi individuale drejt Tajvanit.
Ministria e këtij shteti për turizëm ka thënë se vendimi i saj, që do të nisë së zbatuari nga dita e enjte, është nxitur nga tensionimet e fundit të situatës.
Udhëtarët nga 47 shtete të botës, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, kanë mundur të vizitojnë këtë vend që nga viti 2011.
Mirëpo tensionet me Pekinin janë rritur, pasi ky i fundit e konsideron territorin e këtij ishulli si pjesë të Kinës.
Ky urdhër ndalimi për udhëtim nuk vlen për grupet e turistëve.
Megjithatë, një ndalesë e tillë mund të ulë numrin e vizitorëve me 700,000 deri në fund të vitit, ka cituar e përditshmja, South China Morning Post.
Kina ka propozuar që Tajvani të drejtohet sipas modelit “një shtet, dy sisteme”, siç ka ndodhur me Hong Kongun.
Mirëpo presidentja, Tsai Ing-wen, ka thënë se pakënaqësitë në rritje në Hong Kong tregojnë se ky model do të ishte dështim./real-news.tv/

