Kjo grua është zhdukur, apeli i familjes

Një familje në qytetin e Elbasanit ka ngritur alarmin pasi familjarja e tyre ka humbur prej mbrëmjes së djeshme.

Bëhet fjalë për Bale Sala, e cila vuan nga sëmundja e sklerozës (probleme me kujtesën).

Gruaja në momentin që ka humbur mbante veshur një fund me kuadrate gri dhe të bardhë si dhe një bluzë bojë kafe.

Familjarët bëjnë thirrje të gjithë personave që e kanë parë dhe që kanë dijeni se ku mund të gjendet e moshuara, të kontaktojnë në numrin 0697353244 ose në komisariatin e policisë së Elbasanit.