fbpx

“Kjo puna e armës s’më hyn në tru”, flet vëllai i 71-vjeçarit të ekzekutuar: Të jetë ndonjë lojë?

Vëllai i Lefter Zhidrut, që u ekzekutua dje nga forcat RENEA në banesën e tij në Elbasan, ka reaguar për ngjarjen. Për Abcnews, Thanas Zhidru tha se i vëllai ishte një njeri punëtor dhe kurrë nuk ka pasur armë.

Sipas tij, kjo mund të jetë një lojë.

Intervista:

-Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruanh dhe vajzën. Dhe u habnitën dje kur e pamë në televizor.

Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

-Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

-Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru. Nuk di të them për këtë. Nuk ka patur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklaruar se nuk kishte armë në shtëpi?

-Nuk mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka patur armë.

Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka patur një fat të keq. Ka patur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë.

Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka patur punëtor si Lefteri.