Autoritet kanë njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedimin penal ndaj administratorit të ekipit të Kastriotit, Gazment Vogli.
Procedimi ka nisur për shkak se në fanellat e Kastriotit ekziston një reklamë për një kompani bastesh sportive.
Policia njofton gjithashtu se po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.
Ka qenë deputeti Erion Braçe i cili e ka denoncuar këtë fakt në rrjetet sociale. /Real-news.tv/

