TË FUNDIT

Kolegji Zgjedhor, short për padinë e PD-LSI kundër KQZ

Kolegji Zgjedhor ka hedhur ditën e sotme një short për padinë e PD dhe LSI kundër KQZ-së.

Trupa gjykuese për këtë padi do të kryesohet nga ana e Lindita Sinanajt. Anëtarë në gjykim do të jenë Artur Malaj, Tomorr Skreli, Ridvan Hado dhe Astrit Kalaja.

Më 23 maj KQZ refuzoi të regjistronte anëtarët e PD e LSI në KZAZ me argumentimin se partitë nuk janë subjekt zgjedhor, dhe nuk janë më parti parlamentare.

Ndërkaqë, PD dhe LSI ankimuan dje vendimin e KQZ për mos-regjistrimin. PD dhe LSI kërkojnë shfuqizimin e vendimit të KQZ-së

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat