Kompjuter që parashikon vdekjen

Shkencëtarët nga Universiteti i Nottingham-it besojnë se tashmë kompjuterët mund të parashikojnë vdekjen e parakohshme me 95 për qind saktësi.

Ata kanë deklaruar se së shpejti parashikimi i rreziqeve të vdekjes së shpejti mund të jetë realitet. Studimi i tyre, i postuar këtë javë, pretendon se modelet parashikuese me inteligjencë artificiale mund të parashikojnë fare lehtë vdekjen parakohshme të personave në moshë të mesme.

Kërkuesit thonë se studimi ka potencial që të përdoret për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në të ardhmen për të parandaluar vdekjen e njerëzve në moshë të re nga sëmundjet kronike, si kanceri.