Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme, vendosi që të enjten të zhvillohet mocioni i debatit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta që do të zgjasë për 5 orë. Sipas burimeve, mësohet se në këto 5 orë, mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.
Kujtojmë se Partia Socialiste ditën e djeshme mblodhi Kryesinë dhe mori vendimin që të niste shkarkimin e Presidentit të Republikës, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga ky i fundit. Nga ana e tij, Presidenti Meta në konferencën e zhvilluar po ditën e djeshme, dha argumentet e tij në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.