30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Konflikti i pronësisë te ‘Petro Nini’, flet Rama

spot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme pranë shkollës ‘Petro Nini’. Përmes një video live në rrjetin social ‘Facebook’, Rama i është përgjigjur pyetjes së një qytetareje, e cila shkruan se çfarë do ndodhë me familjet nëse përzihen nga banesat e tyre.

“Jam kontaktuar nga banorët e asaj shtëpie kohë më parë. Pala tjetër e ka fituar me gjyq, ndërsa të zotët e kanë humbur të drejtën për të qëndruar në atë banesë. A është i drejtë vendimi i gjykatave? Ajo çka qeveria mund të bëjë dhe kjo qeveri është e para që po e bën është ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të denjë për fëmijët tanë. Ky çlirim kërkon mund, durim, kohë. Por ajo që kjo qeveri s’mund të bëjë është të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se vendimet e gjykatës me ligj ekzekutohen nga përmbarimi dhe kur kërkon ndihmën e policisë së Shtetit, policia është e detyruar ta ndihmojë.

“U krijuan skena të panevojshme, me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe policë që s’dinin ç’të bënin si trup pa kokë. një mësim i mirë për policinë e shtetit, reagimi dinjitoz i ministrit të brendshëm”, përfundoi Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2229135950479230/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat