Konsumoni akullore, bën mirë edhe për…

Shumë njerëz janë të fiksuar pas akullores, sidomos në periudhën e verës e cila shijon edhe më shumë.

Por përveç se ka shije shumë të mirë, studimet e fundit thonë se është edhe e shëndetshme.

Sipas një shkencëtari japonez, nëse hani një lugë të madhe akullore në mëngjes, ajo mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit tuaj.

Subjektet e eksperimentit të realizuar nga Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin Kyorin në Tokio, duhej të hanin nga tri lugë plot me akullore çdo mëngjes.

Më pas ata ishin detyruar të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Profesor Koga ka zbuluar se ata të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave se sa grupet të cilat s’kishin ngrënë akullore për mëngjes.

Kështu që, mos iu ndani akullores sepse ka përfitime edhe për trurin tuaj./real-news.tv/