fbpx

Kontroll i detyrueshëm për banesat e ndërtuara para 50 vitesh

cahet-termeti-730x440-730x433.jpg

Qeveria ka vendosur auditimin e detyrueshëm ndaj banesave që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar. Ajo ka dërguar një projektligj në Kuvend, i cili parashikon që auditimi i këtyre objekteve të kryhet nga Instituti Shtetëror i Ndërtimit.

Për ato ndërtimit të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë masat përkatëse, shkruan TCh.

Paralelisht auditimit të ndërtesave të vjetra, projektligji parashikon se për të gjitha ndërtimet e reja, me vlerë preventivi mbi 1 milionë dollarë, oponenca teknike do të bëhet me detyrim nga institutet shtetërore ose entet e tjera të ngarkuara nga ministria e infrastrukturës.

Më herët, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen nga këtej e tutje. Sipas vendimit, sigurimi i këtyre banesave do të bëhet nga vetë ndërtuesi para shitjes dhe do të ketë një tarifë minimale se 0.1 për qind e çmimit.

Masat e qeverisë vijnë pas tërmetit të 21 shtatorit, me epiqendër në Durrës, por që preku edhe kryeqytetin duke shkaktuar panik e mbi të gjitha dëme të shumta materiale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303