fbpx

Kontrolli teknik i automjeteve do t’i kalojë shtetit! Kontrata mbyllet në 31 dhjetor

1606748633_kolaudimi.jpg

 

Kolaudimi i automjeteve nuk do të jetë më në duart e privatit. Burime nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së.

TIRANË- Kolaudimi i automjeteve nuk do të jetë më në duart e privatit. Burime nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së. Ndërsa nga ana tjetër burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, pohojnë se ende nuk është zyrtarizuar ky vendim, dhe se aktualisht po kryhet marrja në dorëzim e te gjitha inventarëve, e ambienteve dhe pajisjeve me porosi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është edhe autoritetit kontraktor.

Kompanisë private SGS Automotiv Albania që ofron këtë shërbim i mbaron kontrata në 31 dhjetor të këtij viti, pas shtyrjes që ju bë vitin e kaluar me 16 muaj. Kontrata koncesionare zyrtarisht përfundonte në 3 shtator të vitit 2019, por Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të këtij viti.

Koncesioni i kolaudimit të automjeteve ka qenë gjithmonë i lakmuar nga grupet vendase të biznesit, dhe qeveria gjithnjë ka deklaruar se do të liberalizojë edhe këtë shërbim, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodh në vitin 2021.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303