TË FUNDIT

Kopshti botanik në duart e Bashkisë/ Mos duhet të presim pallate?!

Sot u dha lajmi se Kopshti Botanik në kryeqytet nuk do të jetë më pronë e Universitetit të Tiranës, por pjesë e pronave të Bashkisë së Tiranës.

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 17 korrik 2019. Ndërkohë që në vendim është bërë edhe ndryshimi përkatës për rregullimin e listës së pronave të Universitetit të Tiranës, ku bënte pjesë e Kopshti Botanik.

Ende nuk i dimë arsyet dhe rezultatet që do të rrjedhojnë nga ky vendim i qeverisë shqiptare. Por duke pasur parasysh historinë e asaj që ka ndodhur këto vite në Tiranë, duke nisur nga Kodrat e Liqenit e deri te Teatri Kombëtar me shumë të drejtë gjithkush do të mund të dyshonte se në atë hapësirë të gjelbër të kryeqytetit të mund të kishim pas disa muajsh pallate pa fund.

Të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë por të gjitha gjasat, me këtë klasë drejtuese në Bashkisë ë Tiranës apo edhe në Qeveri asgjë nuk është surprizë apo të mund të konsiderohet skandaloze.

Kopshti Botanik i Tiranës është themeluar në vitin 1971 nga botanisti Mustafa Demiri. Kopshti zë një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat