Koreja e Jugut lëshon raketa kundër avionit rus

avion-ushtarake.png

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes njoftoi se “sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut”.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raporton se “forcat e Koresë së Jugut kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus”.

Nga ana tjetër Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës së saj ajrore./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303