fbpx

Koreja e Veriut nis testimin e raketave?

trump-kimmm.jpg

Imazhet satelitore të një objekti afër Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut mund të përgatitet të nisë një raketë ose një satelit.

Rritja e aktivitetit është rreth një vendi të njohur si Sanumdong, ku Koreja e Veriut mblodhi shumicën e raketave balistike.

Ky zhvillim vjen pas njoftimeve të kësaj jave se vendi i nisjes së raketave të Koresë së Veriut në Sohae ishte rindërtuar.

Puna për të çmontuar Sohae filloi vitin e kaluar, por u ndalua pasi bisedimet e SHBA u zvarritën.

Të premten, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armëve.

“Do të isha i habitur në një mënyrë negative nëse ai do të bënte ndonjë gjë që nuk ka mirëkuptimin tonë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

“Do të isha shumë i zhgënjyer nëse do ë shihja testimin e armëve”.

Analistët besojnë se ka më shumë gjasa në këtë fazë që Pheniani po përgatitet të nisë një satelit në vend që të testojë një raketë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303