Koronavirusi/ 259 të vdekur, SHBA merr masa

coronavirus-1.jpg

SHBA ka shpallur një emergjencë të shëndetit publik mbi përhapjen e koronavirus dhe tha se shtetasit e huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Qytetarët amerikanë që kthehen nga provinca Hubei, ku filloi shpërthimi i sëmundjes, do të vendosen karantinë për 14 ditë.

Pothuajse 12,000 raste të virusit të ri janë konfirmuar, shumica e tyre në Kinë, pasi u shfaq në dhjetor.

Më shumë se 100 raste janë raportuar jashtë Kinës, në 22 vende.

Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftuan se ka shkuar në 259 numri i viktimave nga koronavirusi.

Provinca Hubei, e cila është epiqendra e epidemisë së rrezikshme, po vazhdon të mbahet në karantinë. Rrugët janë të mbyllura dhe transporti publik është ndërprerë.

Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje, tri kompanitë ajrore kryesore amerikane njoftuan të premten se do t’i anulojnë fluturimet drejt Kinës.

Megjithatë, Gauden Galea, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, tha se masat për kufizimin e udhëtimeve nuk kanë qenë të nevojshme, shkruan “Reuters”.

“Ne do të donim që shtetet të përqendrohen në përpjekjet për identifikimin e rasteve të mundshme dhe kundërpërgjigjen ndaj ndonjë përhapjeje brenda territoreve të tyre”, tha ai.

Sipas kompanisë për analizimin e të dhënave të udhëtimeve, Cirium, rreth 10 mijë fluturime janë anuluar prej kohës së shpërthimit të koronavirusit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303