TË FUNDIT

Koronavirusi/ Konfirmohen edhe dy raste të reja 19 në Kukës

Vijon shpërndarja e covid-19 edhe në veri të vendit. Mësohet se janë konfirmuar dy raste të reja në Kukës, duke e çuar numrin e të infektuar në qytetin verior në 11 persona.

Mësohet se dy të prekurit janë familjarë të infermieres, e cila u konfirmuar të martën me koronavirus.  Kujtojmë se pas konfirmimit të infermieres, u zbuluan si të prekur me koronavirus një kolege e saj dhe 4 pjesëtarë të familjes.

Aktualisht numri zyrtar i të prekurve me koronavirus në Shqipëri qëndron në shifrën e 539 (541 me dy rastet e reja) rasteve, ku në 24 orët e fundit u konfirmuan 21 raste pozivite me virusin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat