Kosova e ka fituar të paktën një medalje në vit në Grand Slamin e xhudos në Paris në shtatë vitet e fundit, falë Majlinda Kelmendit me shokë.
Kosova u përfaqësua dje nga tre xhudistë në Grand Slamin e Parisit, Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Distria Krasniqin – me këtë të fundit që e fitoi medaljen e argjendtë, ndërkohë që Gjakova ia doli të arrijë deri në finale për medaljen e bronztë por nuk mundi.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë duke e arritur finalen në kategorinë e saj.
Majlinda e vetme i ka fituar katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Grand Slamin e Parisit gjatë karrierës së saj. Akili një të artë, ndërsa Distria një të argjendtë dhe dy të bronzta.

