TË FUNDIT

Kosova ‘mollë sherri’ mes Metës dhe Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç: Të sugjeroj mos të ketë përplasje…

Ilir Meta, presidenti i vendit ka marrë pjesë sot në Samitin e SEECP në Sarajevë, ku ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova nuk ka marrë pjesë në të. Presidenti theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt.

“Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”, tha Meta ndër të tjera.

Pas këtij fjalimi i menjëhershëm ishte edhe reagimi i  kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç e cila i është përgjigjur me ironi Presidentit shqiptar,  shkruan Insajderi.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, –  dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, tha ajo.

Theksojmë që Kosova e refuzoi ftesën që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës  dhe se nga shumë vende end nuk njihet si shtet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat