Kosova regjistron 2 humbje jete nga COVID-19/Sa u infektuan në 24 orë

kosova-koronavirusi-1-1100x620-2.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi të shtunën për 2 viktima nga koronavirusi dhe 46 raste të reja.

Nëpërmjet një konference për media, kreu i IKSHPK-së, njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 560 qytetarë si të dyshuar me COVID-19.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 619.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë
janë regjistruar 15425 raste pozitive, prej të cilëve 13165 janë shëruar.

Qeveria e Kosovës, një ditë më parë lehtësoi masat anticovid.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj tha se lehtësimi i masave ka ndodhur për shkak të uljes së numrit të personave të prekur nga COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303