KQZ rrëzon dekretin/ PS: E heqim Metën. Basha: Nuk ka as zgjedhje, as shkarkim

Screenshot_2-7.jpg

Ka vijuar me zhvillimi dhe reagime të shumta dhe të rëndësishme konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, teksa firmosi live dekretin për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Në mesditë është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentit. Sipas KQZ zgjedhjet zhvillohen më 30 qershor.

Ndërkohë që mazhoranca do të zhvillojë në seancën e ardhshme plenare një mocion me debat në lidhje me këtë dekret të Metës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Parlamentit Ruçi, shkruan se akti i Metës synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizmin e të drejtës kushtetuese të zgjedhjeve. Nga ana tjetër, në mbrojtje Metës i ka dalë kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Nëpërmjet një dalje për mediat Basha tha se zgjedhje më 30 qershor nuk ka dhe shkarkim të Metës jo e jo. Basha e konsideroi dekretin e Presidentit si një vendim në mbrojtje të vendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303