TË FUNDIT

KQZ shpërfill Metën, cakton 150 vëzhgues për zgjedhjet

Gjatë seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, kreu i KQZ-së Klement Zguri është shprehur se do të votonte vetëm për vëzhguesit dhe se është kundër çdo vendimmarrje tjetër në lidhje me zgjedhjet duke thënë se është ende pro dekretit të presidentit.

“Vetëm për votuesit do të votoj. Unë personalisht për çdo vendimmarrje tjetër të KQZ-së jam kundër. Kam bërë qëndrim publik për dekretin e presidentit. Nuk ka përpjekje për të lexuar dekretin e Presidentit”, u shpreh Zguri, ndërsa referuar situatave të krijuara në KZAZ-t ka shtuar se:  “Para 10 ditësh kur po vlerësonin qendrat e Kamzes, një nga koleget tha se po merrnim vendime jashtë afatit. Çfarë po ndodh të Bashkia Patos? 10 ditë me para e morët vesh qe janë në rikonstruksion. Keni ndonjë shpjegim, apo ngaqë Kamza i përket një subjekti tjetër?

Një kryetar bashkie që i përkiste subjekti tjetër, ngriti të njëjtin shqetësim, po se morët në konsideratë.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat