Në mbledhjen e ditës së hënë në orën 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shqyrtimin e disa projektvendimeve.
4 projektvendime që do të shqyrtohen kanë të bëjnë me regjistrimin e disa partive si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale të qershorit 2019, ndërsa 7 prej tyre për dhënien e mandatit të deputetëve opozitarë, që pritet të zëvendësojnë ata që dorëzuan mandatet si nga PD dhe LSI.
Njoftimi i plotë i KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.03.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve:
1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Uniteti Kombetar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Moderuar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
3- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Emigracioni Shqiptar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
4- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kombetare Konservatore Albania” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.
6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.
7- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.
8- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.
9- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.
10- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.
11- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

