Krenar Shoraj, medalje bronzi për Shqipërinë

Foto-Sporti-Krenar-Shoraj.jpg

Krenar Shoraj i siguron një tjetër medalje Shqipërisë, atë të bronzit, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg. Në këtë stilin u rendit i 8-ti. Kuqeziu i shtangës e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg, por nga dëshira për të fituar të artën shtoi peshën në 200 kg, duke dështuar. Edhe në provën e tretë, me 201 kg, nuk pati forca për të mbyllur me sukses. Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e 6-të.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303