Ditën e djeshme u shpërnda lajmi se Rudina Hajdari ka formuar një parti të re të quajtur ‘Bindja Demokratike’.
Ndërkohë, sot ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që ka ironizuar partinë e re duke shkruar se kjo gjë po realizohet për inat të Lulzim Bashës dhe objektivi është ‘ kap ç’a t’kapësh’.
Postimi i plotë i Manjanit:
Lajm:
Krijohet parti e re.
Quhet: Bindja Demokratike.
Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.
Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.
Motivi: për inat të Lulit.
Objektivi: kap ç’a t’kapësh.
Financohet nga: “sekret”
Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.
Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.
Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
Konkluzioni:
Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!
Unë mendoj se jo…

