TË FUNDIT

Kriza dhe negociatat, Basha flet në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel.

Në ditën e parë të punimeve të Asamblesë, zoti Basha u takua me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.

Sipas njoftimit të ardhur nga zyra e shtypit të PD-së, lideri i opozitës ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave për Shqipërinë si një aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë.

“Hapja e negociatave është e rëndësishme – tha Basha – pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë.”  

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja – theksoi Basha – janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat