“Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, gjatë paraqitjes në Komisionin e Integrimit Evropian të Parlamentit shqiptar foli në lidhje me progresin e Qeverisë Rama, dhe punën e bërë që në tetor vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave të integrimit. Pavarësisht përpjekjes së Zëvendësministrit (bëhet fjalë për kërriçin e Kryeministrit që e ka bërë Ministër duke shkelur kushtetutën dhe çdo precedent ndërkombëtar) për t’i paraqitur gjërat bukur, por që në praktikë mbetet një çështje aspak e lehtë”, shkruan media greke tachydmromos.org.
Kjo është pikërisht ajo që po e shqetëson Kryeministrin grek dhe vetë minoritetin grek në Shqipëri: situata është e qartë dhe në mënyrë dramatike shqetësuese. Qeveria Rama jo vetëm që nuk arrin të marrë një qasje të sinqertë ndaj problemeve dhe të gjejë zgjidhje të pranueshme, por në mënyrë provokative, kryen veprime edhe më abuzive. Raporti i Këshillit të Evropës është teksti më i detajuar se si është situata. Është pasqyra para së cilës duhet të ulet Gent Cakaj para se të flasë publikisht.
Në intervalin kohor midis këtij qëndrimi dhe deklaratave të Kryeministrit grek shfaqen dy elementë. Mitsotakis e bën të qartë se ai dëshiron të shohë përparim praktik në të drejtën e pronës për minoritetit etnik grek, Kryeministri Rama po ecën përpara i pashqetësuar me ligje për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme të minoritetin etnik grek, manastireve dhe famullive në rajonin bregdetar të Himarës – Sarandë. Mediat e opozitës theksuan insistimin e Ramës që edhe pse mund të mbante për një kohë projektligjin në fjalë që ishte kthyer nga Presidenti për rivlerësim si antikushtetues, ai ia kaloi menjëherë Parlamentit, duke i dërguar një mesazh tejet sfidues homologut të tij grek para takimit të tyre në Nju Jork.
Le të mos harrojmë se kjo çështje është gjithashtu në axhendën e Komisionit Evropian, sepse ajo përfshihet në konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në qëndrimet e shprehura në Parlamentin Evropian.
E dyta ka të bëjë me fenomenin e tendencës së ulët të shpërnguljes së minoritetit etnik grek. Mungesa e përkujdesit shtetëror për infrastrukturën dhe stanacioni ekonomik që prek zonat rurale, po largojnë gjithnjë e më shumë grekët nga shtëpitë e tyre stërgjyshore. Një reportazh i Zërit të Amerikës në shqip zbuloi situatën dramatike demografike në fshatin Andon Poçi, i banuar kryesisht nga vllahë-grekë. Ndërsa dikur fshati ishte një model i organizimit të komunitetit dhe ekonomisë familjare, sot është thuajse i shkatërruar.
Nëse për Cakajn dhe Ramëm nuk mjafton Raporti i Këshillit të Evropës për shkeljet e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, dhe as qëndrimet e OMONIA-s, të paktën të përqendrohen në raportimet dhe analizën e mediave vendase”./ tachydromos.org