Kryemadhi kërcënon Ramën nga Vlora

Monaaa-1.png

Një ditë para protestës së studentëve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për përmbysjen e kryeministrit Rama.

Duke folur për situatën e vështirë ekonomike të shqiptarëve, Kryemadhi e cilësoi si një çast kthese për të rrëzuar kreun e qeverisë.

Ajo shpjegoi se shqiptarët sot, veçanërisht studentët janë në gjendje të rëndë ekonomike, ku njerëzit po luftojnë me urinë si në Afrikë.

Jemi populli më i varfër. Sot shqiptarët blejnë një bukë, një bukë e gjysmë. Jemi bërë si në Afrikë. Kjo ndodhi për shkak të një sekti kriminal. Deri dje ishin prokurorët dhe gjyqtarët. U bë Vettingu. Hoqi dhe vendosi kë donte Edi Rama. Po mirë sot kush është fajtori? Dje ishte Berisha, Luli dhe Monika, dhe sot po del që janë shqiptarët. Sot vetëm Edi Rama nuk është. E vetmja rrugë që na ka mbetur është ta përmbysim, pasi ka për të marrë në qafë të gjithë popullin“, u shpreh Kryemadhi në takimin me të rinjtë e LRI-së.

Ndërkaq Kryemadhi ishte paraditen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit iu bëri ë thirrje studentëve që t’i bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama./Real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303