Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunes ndaj Grave, me anë të një video-mesazhi, ka dhënë një mesazh sensibilizues, duke thënë se gruaja duhet të dëgjohet, besohet e mbështetet.
“Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan, kemi folur për veten jetën pa të Bota do të ishte pa ngjyra. Gruaja është pjesë më e bukur e shoqërisë tonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri ajo jep gjithçka. Dëgjoje gruan! Besoje! Mbështete!,” thotë kryemadhi ndër të tjera.

