fbpx

Kryemadhi vijon ‘fushatën’ intensive në Facebook, ja mesazhi i saj sot

Një tjetër mesazh i fortë i Monika Kryemadhi, kryetares së LSI-së. Kryemadhi thotë se “Rilindja”

“nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit”, teksa shpërndan fotografitë e takimit të ish ministrit të LSI-së Edmond Haxhinasto në një takim me fermerët.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe  as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”, shkruan Kryemadhi.