“Kryeministër zbathur dhe pantallona të shkurtra”

Gazetari i rrjetit prestigjioz televiziv evropian “Euronews”, Jack Parrock, ka zhvilluar një intervistë me Kryeministrin tonë Edi Rama.

Në lidhje me këtë Parrock ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në “Twitter” një fotografi ku shfaqet Ramës. Gazetarit i ka bërë përshtypje që Rama i ka pritur zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”.