Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është zgjedhur presidenti i ri i Këshillit Europian. Lajmin e bën me dije presidenti aktual i Këshillit Europian, Donald Tusk.
28 krerët e vendeve anëtare kishin një paketë të mëparshme kandidatësh për poste të rëndësishme të institucioneve europiane por ato u rrëzuan kur lista u çua për miratim përfundimtar nga kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare.
Sakaq, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, është propozuar nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente e Komisionit Europian.

