Kryeministri s’njeh kufij, kapet dhëmb më dhëmb me qytetarët

kapet.jpg

 

Nuk ndalet replika mes kryeministrit Rama dhe ndjekësve të tij në Facebook, që nuk lënë rast pa komentuar në postimet që bën ai.

Në një video nga aksioni i fundit i antiinformalitetit një komentues i shkruan Ramës se aksioni për karburantet po e bën si “hakmarrje” pasi e ka pësuar makina e tij. Rama nuk ia kursen përgjigjen, duke i thënë se nuk di t’i japë makinës, por tregon pse po i japin më shumë gaz makinës së shtetit.

Replika

Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pësuar kësaj radhe se s’ka mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime.

Rama: Unë s’di t’i jap makinës kështu që nuk e ndjej ca pëson makina😁Po kjo nuk është një përpjekje që po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qenë ky vend ca vite përpara! Tani thjesht po i japim më shumë gaz ne këtë drejtim makinës së shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo përpara me kaq gaz? Sepse nuk bëhen dot të gjitha menjëherë vëlla. Përqaf

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303