Kryeministri spanjoll fitoi zgjedhjet dhe zemrat tona!

Partia e qendres së majtë në Spanjë ka arritur të fitojë 123 karrige në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës. Rezultatet përfundimtare kanë nxjerrë fitues udhëheqësin e Partisë PSOE Pedro Sanchez.

Sanchez u konsiderua gjerësisht fitues në debatet televizive që e çuan në zgjedhje, të cilat duken se kanë fituar mbi votuesit e pavendosur. Ai është gjithashtu një socialisht liberal që mbështet të drejtat e LGBT dhe të drejtën e grave për abort. Pedro është angazhuar në politikë që prej vitit 1993.

Duke e parë sa i bukur është Sanchez po ndalemi këtu me politikën dhe le të shkojmë përtej saj…

Pedro është një avokat madrilen i cili është martuar Begoña Gómez, 44 vjeçaren e cila është një eksperte e marketingut dhe mbledhjes së fondeve për organizatat jo-qeveritare.

image

Së bashku kanë dy vajza, Karlotën 12 vjeçe dhe Ainhoan 14 vjeçe, të cilat kanë dalë shumë pak dalje publike.

Pra siç e kuptuat… boll i mbajtët sytë tek 47 vjeçari Pedro. Eshtë i martuar vajza!