31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kryetari i PE: ‘Luftë civile’ mes qeverisë dhe opozitës shqiptare

spot_img

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani ka folur në lidhje me situatën politike të Shqipërisë. Ai ka thënë se ka filluar një ‘luftë civile’ mes qeverisë dhe opozitës, e cila sjell rrezikshmëri për stabilitetin.

Më tej, kryetari i PE tha se kjo situatë është mjaft e vështirë. Gjithashtu, Tajani tha se në Ballkan duhen parë edhe investime që vijnë jashtë rajonit.

“Duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan”, përfundoi ai.

I pyetur se pse BE nuk ka aprovuar heqjen e vizave për Kosovën, Tajani tha se kjo është një çështje e vendeve anëtare./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat