TË FUNDIT

Ku po shkon Shqipëria?! Shqiptarët përplasen mes njëri-tjetrit

Edhe Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore. Bashkia e qytetit jugor ka urdhëruar KZAZ 78 për lirimin e ambienteve.

Pas këtij urdhri, pritet që në ambientet e bashkisë të vijë edhe policia bashkiake. Kryetari i KZAZ Roland Skëndo shprehet se kanë marrë urdhër nga bashkia për lirim të ambienteve, por se KQZ ka dalë kundër këtij urdhri.

Ai thotë se KZAZ do të zbatojë urdhrin e KQZ.

Gjithashtu, situatë e tensionuar në KZAZ e bashkive të cilat kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anulon datën e zgjedhjeve, 30 qershor.

Tensione janë vënë re dhe në KZAZ e Kamëz paraditen e sotme.
Qytetarët tentojnë të hapin me forcë derën kryesore të shkolles “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ e Kamzes.

Bashkia duke zbatuar dekretin e presidentit Meta ka dhënë urdhër për lirimin e ambientit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat