29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kualifikueset, të gjitha rezultatet

spot_img

Janë mbyllur ndeshjet e 4 grupeve për eliminatoret e Evropianit 2020. Italia ka marrë një fitore bindëse 6-0 kundër Lihtenshtejn në javën e dytë të kualifikueseve.

Italia tani kryeson Grupin J me 6 pikë falë diferencës së golave. Pas tyre pozicionohet Greqia që ka marrë një barazim 2-2 në fushën e Bosnjës. Boshnjakët kanë shpërdoruar avantazhin prej dy golash të siguruar në pjesën e parë.

Fitore edhe për Spanjën në Grupin F që ka mposhtur 2-0 Maltën në transfertë. Në vendin e dytë renditet Suedia që ka marrë një barazim të çmendur 3-3 në fushën e Norvegjisë. Rumania është ngjitur në vendin e tretë falë fitores 4-1 të marrë në shtëpi kundër Ishujve Faroe.

E Çmendur ishte ndeshja për Zvicrën, që ka barazuar 3-3 me Danimarkën në shtëpi. Nga 3-0 për vendasit në barazim për 9 minuta për danezët. Ky rezultat i lë zviceranët në vendin e dytë të Grupit D, me vendin e parë që është marrë nga Irlanda falë fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Gjeorgjisë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat