Kujdes! Konsumimi i tepërt i ujit shkakton dëme në tru

Konsumimi i sasive më të mëdha të ujit sesa ç’munden veshkat t’i përpunojnë mund të shkaktoje probleme te mëdha në organizëm.

Kjo ndryshe quhet edhe intoksikim nga uji.

Dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë dëme në tru, koma apo edhe vdekje.

Veshkat mund t’i përpunojnë vetëm 800-1,000 mL ujë në orë. Nëse pini më shumë se kaq, atëherë ju mund të ballafaqoheni me probleme.

Për shkak se jeni duke pirë më shumë ujë sesa ç’munden veshkat ta përpunojnë, uji  përfundon në qelizat tuaja.

Uji i tepërt, për shkak të proceseve të ndryshme trupore që ndërlidhen me sodiumin, ndikon që ato qeliza të ënjten.

Kështu që me sezonin e verës ku dhe konsumi i ujit bëhet më i lartë duhet të keni kujdes./real-news.tv