Një çifti shqiptarësh është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kultivonin lëndë narkotike në bodrumin e shtëpisë së tyre.
Mësohet se dy shqiptarët kultivonin dhe përpunonin drogën brenda ambientit të shtëpisë së tyre, ku pas një hetimi iu sekuestruan rreth 40 gram kokainë.
Mendohet se kokaina do të ndahej në doza të vogla, ku më pas do shitej.
Gjithashtu në banesën e tyre u gjetën edhe para, gati 5 mijë euro.
Sipas mediave italiane, çifti shqiptar është vënë në pranga në zonën e Padernos./real-news.tv

