35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kungulli ka më shumë vlera nga sa mendoni…

spot_img

Kungulli është mjaft popullor në shumë vende të botës. Ai është një frut alkalin, që shpesh ngatërrohet si një perime dhe që mund të konsumohen në formë të papërpunuar ose të gatuar.

Konsumimi i kungullit ka shumë përfitime shëndetësore dhe ndër të tjera ndihmon edhe për humbjen e peshës. Një nga avantazhet kryesore është se kungulli ka një numër shumë të ulët të kalorish pavarësisht sasisë së shërbyer. Pra, nëse konsumojmë kungull do të ndihemi të ngopur dhe numri i kalorive të marra do të jetë i ulët.

Kungulli është i pasur me minerale, antioksidantë dhe fibra dietike, që ndihmon në humbjen e peshës pa e privuar trupin prej lëndëve ushqyese. Përmbajtja e lartë e fibrave dietike në kungullin e njomë I ndihmon njerëzit të humbin peshën e tepërt, pasi ndihmon në djegien e më shumë kalorive të konsumuara.

Kungulli gjithashtu ndihmon tretjen duke pastruar zorrët ndërsa fibrat e tij ndihmojnë mëlçinë në përthithjen e kolesterolit të mirë duke nxitur tretjen.

Përparësia e përfshirjes se kungullit në regjimin ushqimor është se ai nuk merr shumë kohë për t’u përgatitur dhe mund të konsumohet i papërpunuara, në avull, i pjekur, madje edhe pure.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat